Kërkesat për shoferin dhe patentën
-
Pasaportë ose Kartë Identiteti (ID) kombëtare.
-
Patentë shoferi e vlefshme.
-
Kartë krediti.
Depozita e garancisë
-
Në varësi të kategorisë së makinës që zgjidhni, depozita e garancisë varion nga 500 € – 1,000 €.
-
Gjatë marrjes së makinës në dorëzim (pick-up), shoferi kryesor duhet të lërë një depozitë garancie të rimbursueshme prej 500 € – 1,000 € përmes kartës së tij të kreditit. Paratë në dorë (Cash) dhe kartat e debitit mund të pranohen, por janë subjekt i konfirmimit paraprak nga kompania.
-
Kartat e pranuara: MasterCard dhe Visa.
Pjesëmarrja në Dëm / Franshiza
-
Nëse karroceria e makinës dëmtohet, shuma maksimale që ju do të paguani për riparimet e mbuluara nga Siguracioni Bazë (CDW) është vlera e franshizës / pjesëmarrjes në dëm (maksimumi deri në 2,000 €, në varësi të kategorisë së makinës). Ky mbulim është i vlefshëm vetëm nëse respektoni kushtet e kontratës së qirasë. Ai nuk mbulon pjesë të tjera të makinës (p.sh. xhamat, gomat, pjesën e brendshme ose shasinë e poshtme), tarifat shtesë (p.sh. për karrotrec ose ngarje jashtë rruge / off-road), apo çdo gjë tjetër brenda në makinë (p.sh. sediljet e fëmijëve, pajisjet GPS ose sendet personale).
Politika e Karburantit
-
Kur të merrni makinën, serbatori do të jetë i mbushur plot ose pjesërisht i mbushur. Ju do të lini një depozitë për të mbuluar koston e karburantit: stafi ynë do ta bllokojë këtë shumë në kartën tuaj të kreditit, e cila është pjesë e depozitës së garancisë. Pak para se të ktheni makinën, ju lutemi ta rimbushni karburantin që keni konsumuar (ktheheni në të njëjtin nivel).
Shofer Shtesë
-
Për çdo shofer shtesë do të aplikohet një tarifë, e vlefshme për personat që kanë një patentë të vlefshme. Tarifa është 5 euro në ditë, ose maksimumi 30 euro për të gjithë periudhën e qirasë.
Depozita e garancisë
-
Në varësi të kategorisë së makinës që zgjidhni, depozita e garancisë varion nga 500 € – 1,000 €.
-
Gjatë marrjes së makinës në dorëzim (pick-up), shoferi kryesor duhet të lërë një depozitë garancie të rimbursueshme prej 500 € – 1,000 € përmes kartës së tij të kreditit. Paratë në dorë (Cash) dhe kartat e debitit mund të pranohen, por janë subjekt i konfirmimit paraprak nga kompania.
-
Kartat e pranuara: MasterCard dhe Visa.
Kilometrazhi
-
I pakufizuar brenda territorit të Shqipërisë.
-
Përdorimi jashtë Shqipërisë kërkon konfirmim paraprak nga Kompania e Qiradhënies.
Depozita e garancisë
-
Në varësi të kategorisë së makinës që zgjidhni, depozita e garancisë varion nga 500 € – 1,000 €.
-
Gjatë marrjes së makinës në dorëzim (pick-up), shoferi kryesor duhet të lërë një depozitë garancie të rimbursueshme prej 500 € – 1,000 € përmes kartës së tij të kreditit. Paratë në dorë (Cash) dhe kartat e debitit mund të pranohen, por janë subjekt i konfirmimit paraprak nga kompania.
-
Kartat e pranuara: MasterCard dhe Visa.
Rregullat e Kthimit në Lokacion Tjetër
-
Nëse rezervoni ta merrni makinën në një lokacion dhe ta dorëzoni në një tjetër, kompania jonë mund të aplikojë një tarifë "one-way" për të mbuluar koston e kthimit të makinës në pikën fillestare.
-
Kërkohet njoftim paraprak për të gjitha qiratë me dorëzim në lokacion tjetër. Nëse e dorëzoni makinën në një lokacion të ndryshëm nga ai i rënë dakord fillimisht, ju do të gjobiteni me një 'Penalitet' nga kompania.
-
Qiratë "one-way" ndërkombëtare (kthimi në një shtet tjetër) ofrohen vetëm me kërkesë paraprake.
Rregullat për Kalimin e Kufirit
-
Udhëtimi ndërkufitar lejohet vetëm me kërkesë. NUK ju lejohet të udhëtoni drejt Bosnje-Hercegovinës, Serbisë, Rumanisë dhe Bullgarisë. Do të aplikohet një tarifë ndërkufitare (Cross-border fee) me vlerë minimale prej 50.00 €, e cila mund të variojë në varësi të shteteve ku do të udhëtoni.
Mosparaqitja e Klientit
-
Kompania do ta mbajë makinën të rezervuar për ju deri në 2 orë pas orarit të përcaktuar në rezervim. Në të kundërt, rezervimi do të anulohet, do të klasifikohet si "Mosparaqitje" (No Show) dhe automjeti do të jetë i disponueshëm për klientë të tjerë. Në këtë rast nuk ofrohet asnjë rimbursim.
Siguracioni Bazë
-
Mbulon përgjegjësinë e shoferit për çdo lëndim ose dëmtim të pronës ndaj palëve të treta, që përfshihen në policë. Ai nuk mbulon lëndimet e vetë shoferit apo dëmtimet e makinës me qira. Ky mbulim është i vlefshëm vetëm nëse respektoni kushtet e kontratës së qirasë.
Siguracion i Plotë / Full Kasko
-
Ofron nivelin më të lartë të mbrojtjes pa asnjë franshizë (deductible), që do të thotë zero përgjegjësi financiare në rast aksidenti:
- Zero Përgjegjësi Financiare: Në rast aksidenti, ju jeni tërësisht të mbuluar dhe nuk keni asnjë detyrim financiar.
- Asistencë Rrugore 24/7: Mbështetje e vazhdueshme në dispozicion në çdo kohë të ditës ose të natës për çdo emergjencë në rrugë.
- Mbrojtja e Xhamave: Mbulim i plotë për çdo dëmtim të xhamit të parë (tejkqyrës).
- Sigurim ndaj Vjedhjes: Mbrojtje e plotë në rast të vjedhjes së automjetit, duke ju garantuar qetësi absolute pavarësisht se çfarë ndodh.